Ana Kapaj

Zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit

 

Znj. Ana Kapaj është lindur më 9 qershor 1978, në qytetin e Tiranës.

Ajo ka një eksperiencë 23 vjeçare në fushën akademike universitare.

Prej muajit shtator 2001 ajo mban postin e lektores pranë Universitetit Bujqesor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Ka kryer studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, për “Menaxhim Agrobiznesi” në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit me rezultate të shkëlqyera. Titullin “Master i Shkencave”, për “Menaxhim në Shkenca Bujqësore” i ka kryer në Universitetin e Hohenheim-it, Stuttgart/Gjermani. Ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave”, në “Ekonomi dhe Agrobiznes” ne vitin 2008. Në vitin 2013-2014, ka kryer studimet port doktorale pranë Universitetit të Hohenheim-it, Stuttgart/Gjermani.

Që prej vitit 2012 mban titullin Profesor i Asociuar dhe në vitin 2020 ka fituar titullin Profesor. Nga viti 2016 deri ne 2020 ka qënë pjesë e Senatit Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Nga viti 2013 deri në 2019 ka qënë Titullare e Grupit mësimor Kërkimor të Statistikë-Ekonometrisë. Fushat e saj të interesit në aspektin mesimor dhe kërkimor-shkencor janë, Metoda të analizës sasiore, Përpunim dhe analizë të dhënash, Menaxhim, Sjellje konsumatore, etj.

Ka punuar në një sërë projektesh ndërkombetare si koordinatore dhe eksperte. Në aktivitetin e saj botues numërohen rreth 40 artikuj shkencorë, prej të cilëve 20 të indeksuar në Scopus, si dhe shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ȅshtë autore e disa librave universitarë dhe ndërkombëtarë. Që prej vitit 2001 është lektore për modulet Statistikë, Statistikë Biznesi, Bazat e Ekonometrisë dhe Ekonometri, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Përgjatë karierës së saj akademike ka qënë lektore e ftuar në disa universitete Evropiane. Që prej vitit 2016 është angazhuar si eksperte për Arsimin e Lartë, për akreditimin institucional dhe atë të programeve të studimit, të Institucioneve të Arsimit të Lartë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).