Znj. Hoxhaj mban pozicionin e Drejtores së Kabinetit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nga muaji shtator 2023. Është diplomuar në vitin 2003 në degën Financë- Kontabilitet. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin në fushën e konsulencave financiare dhe kontabilitetit si dhe ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Mban titullin Ekspert Kontabël prej vitit 2016.