Çdo institucion i arsimit të lartë ka të drejtë të hapë programe studimi të reja të ciklit të parë dhe të dytë, të programeve të studimeve jouniversitare, të natyrës profesionale. Për këtë aplikon pranë MAS.
Dokumentacioni:
a) Fotokopje të licencës dhe të lejes për fillimin e vitit akademik;
b) Për subjektet që kanë filluar veprimtarinë e tyre sipas ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, fotokopje të lejes së dhënë për hapjen e Institucionit;
c) Planin financiar të projektit që përmban përllogaritjet financiare, të dhëna për burimet financiare, shoqëruar me dokument bankar që shpreh vlerën e burimeve financiare që subjekti juridik zotëron, burimet materiale dhe informatike, të nevojshme për programet e reja të studimit. Këto të dhëna të shoqërohen nga deklarata analitike për tatimin mbi të ardhurat dhe deklarata e tatimit mbi të ardhurat nga burime të tjera, sipas formularëve të përcaktuar në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006, të Ministrisë së Financave “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
i. Deklarata analitike për tatimin mbi të ardhurat;
ii. Deklarata e tatimit mbi të ardhurat nga burime të tjera;
iii. Deklarata vjetore e tatimit mbi fitimin;
iv. Deklarata e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi;
d) Planet mësimore për programet e studimit, programet e lëndëve/moduleve të shoqëruara me syllabuset përkatëse me firmën e titullarit të lëndës që harton programin përkatës, shoqëruar me një CV të këtij të fundit, nivelet dhe emërtimet e diplomave në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. I gjithë dokumentacioni i kësaj pike të jetë në dy kopje (njëra nga të cilat të jetë në CD);
e) Dokument zyrtar bashkëpunimi në rastet kur institucioni parashikon të ofrojë programe studimi të përbashkëta me institucione të tjera të arsimit të lartë, vendas apo të huaj, si dhe dokument zyrtar të akreditimit të tyre në vendin e origjinës, nëse ka;
f) Listën e plotë emërore të personelit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme si dhe personelit të ftuar, si dhe të autoriteteve drejtuese, për të gjitha programet e studimit, së bashku me ngarkesat dhe formën punësimit, si dhe titullin dhe gradën përkatëse.
i. jetëshkrimin;
ii. kontratën e punës;
iii. dokumente që vërtetojnë shkollimin e kualifikimet (të noterizuara);
iv. letrën e angazhimit të çdo anëtari të personelit akademik dhe lejen e punëdhënësit kryesor (sipas Shtojcës nr. 5 bashkëlidhur këtij udhëzimi);
g) Modelin e kontratës së regjistrimit që studenti lidh me IAL-në, sipas termave të parashikuara në kreun IV të këtij udhëzimi;
h) Deklaratën për plotësimin e standardeve akademike sipas përcaktimeve përkatëse në Shtojcën nr. 2 bashkëlidhur udhëzimit dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi (deklarata e nënshkruar nga titullari dhe me vulë të institucionit);
i) Relacionin e verifikimit të godinës, të përpiluar nga një person juridik apo fizik i licencuar pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari në ndërtim” (shoqëruar me kopjen e noterizuar të licencës së këtij të fundit);
j) Planimetrinë dhe plan vendosjen e godinës së institucionit, së bashku me bazën materiale dhe didaktike. Aktin e posedimit të godinës apo kontratën e qirasë me afat së paku 3 vjeçar, të shoqëruar me vërtetimin e pronësisë të qiradhënësit dhe në rastet e godinave që janë në proces legalizimi vërtetim nga ALUIZNI që janë në proces legalizimi;
k) Numrin e përgjithshëm dhe atë të pritshëm të studentëve, referuar standardeve akademike dhe të infrastrukturës, të deklaruara nga subjekti (të sigluar nga titullari dhe me vulën e institucionit);
l) Tarifën e shkollimit për studentët;
m) Lejen higjeno-sanitare (dokument i vitit të fundit, kopje e noterizuar);
n) Vërtetimin nga njësia e pushtetit vendor për mbrojtjen kundër zjarrit (kopje e noterizuar).
Procedura:
Tarifat:
400 000 lekë për çdo program studimi të ciklit të parë, 600 000 lekë cikli i dytë, 800 000 lekë cikli i tretë.
Ligji nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11, datë 28.02.2011