Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.
Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.
Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike
Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/
(Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.)
Ky program do të zgjasë 3 muaj Qershor – Gusht 2016
Lançimi i thirjes: 25 Prill 2016
Thirja mbyllet: 15 Maj 2016
Perzgjedhja: 15-25 Maj 2016
Shpallja: 26 Maj 2016
Fillimi i praktikes: 1 Qershor 2016