Përshkrimi:
Institucioni i Arsimit të Lartë përpara se të lëshojë diplomën regjistron formën e saj në regjistrin shtetëror në MAS, sipas nenit 63 të Ligjit të Arsimit të Lartë. Aplikimi bëhet për gjithë programet që lëshojnë diplomë për herë të parë.
Dokumentacioni i nevojshëm:
a. Kërkesa për regjistrim;
b. Vendimi për themelimin/ licencimin e institucionit;
c. Vendimi për hapjen e programit të studimit për të cilën lëshohet diploma;
d. Modeli i diplomës apo çertifikatës së bashku me dokumentacionin përkatës të miratimit të saj;
e. Vendimi i akreditimit të institucionit dhe të programit për të cilin lëshohet diploma;
f. Dokumenti i pagesës së tarifës për regjistrim në Regjistrin Kombëtar.
Procedura:
Tarifa: 1 500 lekë për çdo formë diplome.
Ligji nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;