Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës
Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës është organ këshillimor, pranë ministrit përgjegjës për sportin, i cili harton politika për parandalimin e dhunës gjatë veprimtarive sportive dhe shfaqjeve sportive, i krijuar në mbështetje të nenit 54 të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, me përbërje strukturore të përcaktuar me Vendimin nr. 305, datë 23.5.2018 “Për përcaktimin e përbërjes, funksionimit, kompetencave dhe mënyrës së shpërblimit të anëtarëve të Komisionit Kombëtar Kundër Dhunës në sport”, si më poshtë:
a) Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, anëtar;
b) Sekretari i Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtar;
c) Një personalitet, përfaqësues i organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e luftës kundër dhunës në sport, anëtar;
ç) Një personalitet, përfaqësues i institucioneve të arsimit të lartë në fushën e sportit anëtar;
d) Një gazetar sportiv, anëtar;
dh) Një specialist nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, koordinator/sekretar.
Përbërja nominative e Komisionit Kombëtar Kundër Dhunës në sport është përcaktuar me urdhrin nr. 358, datë 02.07.2018, të Ministrit përgjegjës për sportin, “Për emërimin e anëtarëve të Komisionit Kombëtar Kundër Dhunës në Sport”.
Neni 54 (ligji 79/2017 “Për Sportin”, i ndryshuar)
Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës
veprimtarinë kundër dhunës në Shqipëri, respektojnë dispozitat e Konventës Europiane Kundër Dhunës në Sport, ku aderon Republika e Shqipërisë.