Postuar më: 19/05/2016

Njoftim për të gjithë nxënësit, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe dëshirojnë të aplikojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë ne Shqipëri për vitin akademik 2016-2017

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë nxënësit, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe dëshirojnë të aplikojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë ne Shqipëri për vitin akademik 2016-2017 se kanë filluar aplikimet për njëvlershmërinë e diplomës se shkollës se mesme, të fituar jashtë vendit.

Afatet e aplikimit:

Faza I: 16 – 25 maj. Marrja e përgjigjeve – 30 maj.

Faza II: 01-10 korrik (vetëm për aplikuesit që kanë dhënë provime mature në qershor 2016 në shtetin përkatës). Marrja e përgjigjeve – 15 korrik.

Faza III: 15-25 gusht. Marrja e përgjigjeve – 31 gusht.

Dokumentacioni i nevojshëm për njëvlershmërinë e diplomës është:

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  • Fotokopje e përkthyer dhe e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
  • Fotokopje të përkthyera dhe të noterizuara të dëftesave të të gjitha viteve të shkollës së mesme.
  • Fotokopje e përkthyer dhe e noterizuar e dokumentit që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri

Më poshtë gjeni kërkesën e aplikimit

Kerkese aplikimi per njevlershmeri diplome te shkolles se mesme 2016