Postuar më: 14/12/2018

PËR DHËNIEN ME QIRA TË NJË PJESE TË AMBJENTEVE TË MINISTRISË SË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË SI “BAR-KAFE/FAST FOOD”

 

NJOFTIM

PËR DHËNIEN ME QIRA TË NJË PJESE TË AMBJENTEVE TË MINISTRISË SË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË SI “BAR-KAFE/FAST FOOD”

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, nenit 16, pika 5 të Ligjit 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, VKM Nr.54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi”:

NJOFTOJ:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të japë me qira një pjesë të ambjenteve të saj, si “Bar-Kafe/Fast Food”. Sipërfaqja që do të jepet me qira është 60 m2 ambjent i brendshëm dhe 41 m2 ambjent i jashtëm. Për informacione më të detajuara jeni të mirëpritur pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Për sa më sipër me anë të këtij njoftimi ju ftojmë të paraqisni ofertën tuaj. Hapja e ofertave do të bëhet me datë 20.12.2018, ora 10:00  pranë ambjenteve të MASR.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

 

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM      

Koli Bele                       

 

Të rejat e fundit