Postuar më: 22/09/2019

Njoftim – 23 SHTATORI – DITË PUSHIMI PËR NXËNËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË QARQET TIRANË, DURRËS DHE ELBASAN

23 SHTATORI – DITË PUSHIMI PËR NXËNËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË QARQET TIRANË, DURRËS DHE ELBASAN

Përkundër faktit se insfrastruktura shkollore është PLOTËSISHT gati për të vazhduar normalisht mësimin qysh ditën e nesërme, për nxënësit e zonave të prekura nga tërmeti i djeshëm në qarqet Elbasan, Durrës dhe Tiranë, 23 shtatori është pushim.

Nga takimet e shumta që kemi patur me qytetarë të afektuar duket se qytetarët e afektuar nuk janë plotësisht gati emocionalisht që të vijojnë ditën e zakonshme të punës dhe shkollës nesër.

Është e mirëkuptueshme që një fatkeqësi natyrore si ajo e djeshmja, të shkaktojë ankth dhe stres tek familjet e afektuara.

Duke e marrë këtë parasysh, si dhe duke dëgjuar me shumë respekt sugjerimet e psikologëve, kemi vendosur që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin.

Të rejat e fundit