Postuar më: 20/11/2019

“Pakti për Universitetin”/ Këshilli i Ministrave miraton shtesën prej 800 kandidatësh në kryerjen e praktikave profesionale

Pas përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) për të gjetur hapësirën e nevojshme buxhetore, vjen si lajm shumë i mirë vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave për të shtuar me 800 kandidatë të tjerë numrin e praktikantëve për profesionin e rregulluar të mësuesit!

Falë këtij vendimi, numri total  i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit.

Kjo shtesë prej 800 kandidatësh, e cila vjen si rezultat i angazhimit real në kuadër të “Paktit për Universitetin”, synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve e mundësive të barabarta për kryerjen e praktikës profesionale pranë institucioneve arsimore parauniversitare. Gjatë zhvillimit të praktikës, punëdhënësi do t’i paguajë praktikantit sigurimet shoqërore dhe ata shëndetësore.

Ky vendim do të ndikojë jo vetëm në rritjen e mundësive për punësim, por edhe në kualifikimin dhe arsimimin e profesionistëve, bazuar mbi standardet evropiane të sigurimit të cilësisë.

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2422083114715454/

Të rejat e fundit