Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor është një mekanizëm institucional me funksionim të pavarur për bashkëpunim rinor ndërmjet pjesëmarrësve të Ballkanit Perëndimor, me një mision që synon:
Mandati i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) është të mbështesë projektet rinore që synojnë në, dhe kontribuojnë për:
Përfaqësuesi Rinor në Bordin Drejtues bashkëpunon në realizimin e detyrave dhe angazhimin e nevojshëm me synim përmbushjen e funksionit të kësaj strukture si më poshtë:
Bordi Drejtues është autoriteti më i lartë vendimmarrës i ZRBR-së dhe përbëhet nga dy përfaqësues, një përfaqësues qeveritar që është përgjegjës i drejtpërdrejtë për politikat rinore dhe një përfaqësues rinor. Bordi drejtues:
Referuar statutit të ZRBR-së, përfaqësuesi rinor duhet të jetë nga 18 deri 30 vjeç në fillim të mandatit dhe shërben për një mandat 3-vjeçar, pa mundësi për zgjatje mandati. Secila palë kontraktuese përzgjedh një përfaqësues rinor, duke përdorur mekanizmat e veta në një mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe demokratike, dhe në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, në përputhje me nenin 16, të Statutit të ZRBR-së.
Për më shumë informacion rreth ZRBR-së, ju lutemi referojuni faqes zyrtare:
Informacion mbi procedurën e aplikimit dhe të përzgjedhjes
Mbështetur në ligjin nr. 116/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, statutin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR), ligjin nr. 75/2019 “Për rininë”, urdhrin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përgjegjës për çështjet e rinisë, nr. 46, datë 07.02.2020 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, mënyrën e caktimit të kritereve dhe përzgjedhjes së kandidatëve”, hapet thirrja për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR).
Faza e 1-rë e procedurës:
Kandidatët duhet të aplikojnë nga data 12.02.2020 deri në datë 17.02.2020, nëpërmjet:
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për t’u kualifikuar :
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
Komisioni “Ad hoc”, i ngritur pranë ministrisë do të verifikojë dorëzimin e të gjithë dokumentacionit të mësipërm dhe publikon listën e kandidatëve, që kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin provues të plotësimit të kritereve kualifikuese. Çdo aplikim, i cili nuk përmbush kriteret e mësipërme, ka mungesë dokumentacioni dhe nuk ka respektuar afatet e aplikimit, do të skualifikohet për vijimin e kandidimit.
Vetëm kandidatët e kualifikuar do të njoftohen në adresën elektronike, nëpërmjet së cilës kanë dërguar aplikimin. Kandidatët e tjerë kanë të drejtën e ankimimit, brenda dy ditësh nga njoftimi zyrtar i listës së kandidatëve të kualifikuar.
Faza e 2-të, votimi i kandidatëve
Kandidatët e kualifikuar do të votohen nga organizatat jofitimprurëse, që plotësojnë kriteret e mëposhtme, sipas parimit ‘një organizatë, një votë’, nëpërmjet adresës elektronike rinia.ryco@arsimi.gov.al.
Organizatat jofitimprurëse (OJF) që do të votojnë duhet:
Organizata jofitimprurëse duhet të dërgojë në adresën elektronike rinia.ryco@arsimi.gov.al emrin e kandidatit që do të votojë dhe të ngarkojë dokumentacionin si më poshtë :
Në rastin e votimit të shumëfishtë nga e njëjta organizatë, votat e saj do të konsiderohen të pavlefshme.
Gjithashtu, do të konsiderohet e pavlefshme vota e organizatës jofitimprurëse, e cila nuk ka ngarkuar dokumentacionin si më sipër ose ka shkelur afatin e votimit, të paraqitur në thirrjen zyrtare.
Periudha e votimit do të jetë 7 (shtatë) ditë dhe hapja e votimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të ministrisë.
Pas përfundimit të periudhës së votimit, Komisioni “Ad Hoc” bën numërimin e votave dhe lajmëron elektronikisht të gjithë kandidatët mbi numrin e votave të marra prej tij dhe renditjen e siguruar nga votimi.
Të gjithë kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë renditjen brenda dy ditëve nga lajmërimi elektronik.
Fitues shpallet kandidati që ka marrë numrin më të lartë të votave.
Shpallja e fituesit publikohet në faqen zyrtare të ministrisë, pas përfundimit të periudhës së ankimimit.