Postuar më: 09/10/2020

Ambasada e Francës dhuron maska për nxënësit shqiptarë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, nënshkroi me ambasadoren franceze, Christina Vasak një marrëveshje dhurimi për 1 mijë maska, të cilat do të shpërndahen sipas nevojave nëpër shkolla të ndryshme të vendit.

Ambasada Franceze në Tiranë që prej fillimit të shkollës ka dhuruar 4 mijë maska për nxënësit shqiptarë, dhe ky është dhurimi i dytë nga kjo ambasadë.

“Mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm që lehtëson sadopak edhe mbarëvajtjen e këtij viti shkollor”, – shprehet Kushi në statusin e saj në Facebook.

 

Që nga fillimi i vitit shkollor, Ambasada Franceze në Tiranë ka dhuruar plot 4 mijë #maska për nxënësit tanë. Ndërkohë…

Posted by Evis Kushi on E premte, 9 Tetor 2020

 

Të rejat e fundit