Postuar më: 12/02/2021

Ministrja Kushi dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, marrëveshje bashkëpunimi për programin e bursave “2021-2024”. Çdo vit, 20 studentë shqiptarë përfitojnë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter.

“Fort e nderuar të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter, me të cilin theksuam traditën shumë të mirë ndër vite mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës” – shprehet Ministrja Kushi.

Ministrja Kushi cilëson së gjatë viteve të fundit janë arritur një sërë bashkëpunimesh të mira në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve:

“Duke filluar nga bursat hungareze për studentët shqiptarë për të studiuar në Hungari; duke vazhduar me kurset verore të studentëve hungarezë në Shqipëri që nga viti 2015; apo edhe nëpërmjet zbatimit të programeve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore si “Erasmus +” dhe “Horizon 2020” – nënvizon ajo.

Gjatë takimit të sotëm, dy ministrat kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/211735570641885/?d=n

Të rejat e fundit