Ndër një numër çmimesh ndërkombëtare që administrohen dhe jepen përmes UNESCO-s, në fusha të ndryshme të mandatit të organizatës, është edhe Çmimi Ndërkombëtar UNESCO – Rusi Mendeleev në Shkencat Themelore.
Çmimi është themeluar me nismën e Federatës Ruse, financohet prej saj dhe përmes tij, UNESCO nderon dhe shpërblen ata që punojnë në mënyrë të tillë që shkenca t’i shërbejë shoqërisë dhe të ndikojë në ndërgjegjësimin e saj për vlerat shkencore, ato vlera që udhëhoqën shkencëtarin e njohur Dmitri Mendeleev.
Zbulimi i tabelës periodike reflekton shkëlqimin e mendjes së tij, dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit dhe domethënien e transmetimit – siç kuptohet me kutitë e zbrazura që ai la për t’u plotësuar nga studiues të tjerë, në të ardhmen. Kjo figurë vizionare, duke paralajmëruar sfidat bashkëkohore, ishte një pararendës në përfytyrimin e shkencës për zhvillim të qëndrueshëm.
Çmimi do t’u jepet çdo vit dy laureatëve, në njohje të përpjekjeve të tyre për të përdorur potencialin e shkencave themelore për të transformuar shoqëritë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përsosmërinë e kërkimit, zhvillimin e edukimit shkencor ose bashkëpunimin ndërkombëtar të shkencës.
Thirrja për kandidatura bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, i cili i fton Qeveritë e Shteteve Anëtare të emërojnë, në bashkë-këshillim me Komisionet e tyre Kombëtare për UNESCO-n, kandidatët për edicionin 2021, që shënon të parin e këtij çmimi.
Çmimi do t’u jepet çdo vit dy fituesve të çmimeve individuale për arritjet që janë të favorshme për transformimin dhe zhvillimin shoqëror-ekonomik në një shkallë globale ose rajonale, bazuar në:
Çmimi përbëhet nga një shpërblim monetar prej 250,000 USD si dhe një medalje ari e një diplomë për secilin nga fituesit.
Kandidaturat duhet të dorëzohen përmes procesit të aplikimit në-linjë, me anë të modelit të dedikuar në e-faqen e Procesit të Aplikimit – https://en.unesco.org/stem/basic-sciencesprize/apply, jo më vonë se data 15 Mars 2021, në gjuhën angleze, ose frënge.