Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Znj. Kushi zgjodhi që këtë urim ta shprehë duke dhënë lajmin se nga fituesit e medaljeve të arta për këtë vit, numri i vajzave fituese është më i lartë se dyfishi i numrit të djemve.
“Mirëmëngjes,
Dhe me lajmin e bukur që këtë vit, 89 nga 123 nxënës, që së shpejti do të kurorëzohen me medalje të arta për rezultate të shkëlqyera në shkollën e mesme, janë vajza, ju uroj Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave!” – shkruan ministrja në një postim në rrjete sociale.
Nga numri total i fituesve të medaljeve të arta rreth 72% janë vajza dhe rreth 28% janë djem.
###