Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti sot në një takim Zëvendësministren e Arsimit të Turqisë znj. Celile Eren Ökten, për të diskutuar lidhur me ecurinë e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e arsimit, si dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja, përmes një postimi në rrjete sociale, në të cilin znj. Kushi falënderon delegacionin turk për kontributin e dhënë në Shqipëri dhe mbështetjen e vazhdueshme në projektet e politikat arsimore.
POSTIMI I MINISTRES KUSHI:
Prita në MAS Zëvendësministren e Arsimit të Turqisë znj. Celile Eren Ökten, së bashku me kryetarin e Fondacionit Maarif z. Birol Akgün dhe Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri z. Tayyar Kağan Atay.
Diskutuam mbi ecurinë e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e arsimit, si dhe u angazhuam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve tona.
I falënderova për kontributin e dhënë në Shqipëri, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në projektet e politikat tona arsimore.