Postuar më: 04/07/2024

Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” në e-Albania

NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT  “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2024.

Regjistrimi i kandidatëve “Mësues për Shqipërinë” 2024 bëhet në e-albania në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”.

Afati për aplikim është nga data 04.07.2024 deri në datën 19.07.2024, ora 24:00 (15 ditë)

 

  • Kandidati aplikon në DRAP-in ku ka vendbanimin e përhershëm. Ai ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 (tre) ZVAP ku dëshiron të punësohet.
  • Kandidati që zotëron më shumë se një licencë, ka të drejtë të konkurrojë në profilet sipas licencave përkatëse, duke bërë aplikim më vete për secilën licencë.
  • Kandidati që dëshiron të punojë si mësues në dispozicion ose si mësues ndihmës, krahas aplikimit për profilin përkatës, në aplikimin e tij duhet të zgjedhë edhe opsionin “Mësues në dispozicion” ose “Arsim special”.
  • Kandidati, i cili ka dhënë provimin e licencës për profilin që aplikon dhe ka rezultuar i suksesshëm, si dhe testimin për portalin “Mësues për Shqipërinë”, përzgjedh nëse do të ruajë pikët e testimit apo kërkon të ritestohet për këtë portal.
  • Kandidati, i cili nuk ka detyrim licencimin sipas përcaktimeve ligjore dhe kandidati i arsimit parashkollor, do të zgjedhë opsionin “Dëshiroj të vazhdoj pa licencë”, për të vijuar më tej aplikimin.
  • Sasia e pikëve të marra në provimin e licencës për profilin që aplikon konfirmohen automatikisht nga portali.

 

Dokumentacioni i aplikimit:

Të gjithë kandidatët për mësues, përfshirë dhe parashkollorin (kandidatët që kanë qenë pjesëmarrës në portalet e mëparshme dhe kandidatët e rinj), kanë detyrim të ngarkojnë online dosjen për konkurrim, në të kundërt, përjashtohen nga konkurrimi dhe hiqen nga lista e portalit.

 

  • Dokumentet që ngarkohen nga kandidati janë:

 

  1. Kopje e diplomës/ave për ushtrimin e profesionit të mësuesit dhe listën e notave, (të detyrueshme për t’u ngarkuar).
  2. Kopje e librezës së punës e plotësuar deri deri në momentin e aplikimit. (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
  3. Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
  4. Kopje e certifikatave me krediteve të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara. (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
  5. Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet).

 

Sqarim!

  • Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban një nga dokumentin e detyrueshëm për t’u ngarkuar në aplikim, nuk kualifikohet.
  • Për çdo kandidat që aplikon, sistemi përzgjedh në mënyrë automatike DRAP-in në të cilin do të shqyrtohet dosja, mbështetur në të dhënat e marra nga e-Albania, për vendbanimin e tij.
  • Kandidati përzgjedh DRAP-in dhe tri prej ZVAP-ve përkatëse në të cilat dëshiron të aplikojë, si edhe profilin për të cilin është diplomuar dhe / ose licencuar.
  • Gjatë aplikimit, kandidati konfirmon vërtetësinë e të dhënave si edhe vetëdeklaron gjendjen e tij gjyqësore.

 

Faza e parë: Vlerësimi i dosjeve të aplikimit:

  1. KVD bën vlerësimin e dosjeve të aplikantëve për plotësimin e kritereve ligjore, nga 04.07.2024 deri 24.07.2024 (15 ditë pune).
  2. Kandidatët bëjnë ankimimin për vlerësimin me pikë dhe verifikimin e dosjeve për kualifikim,  nga data e marrjes së njoftimit për pikët e dosjes deri 26.07.2024.
  3. KVD shqyrton ankesat dhe konfirmon kandidatët e kualifikuar, të cilët futen në testim apo mbartin pikët e portalit 2023, deri më 31.07.2024.

 

Faza e dytë: Testimi i informatizuar:

 QSHA harton kalendarin dhe zhvillon testimin e informatizuar brenda datës 25.08.2024. Kalendari i testimit të informatizuar publikohet në në faqet zyrtare të AKAP, DRAP dhe QSHA.

  1. Kandidati ankimon në QSHA dhe për dijeni AKAP, brenda 3 ditë pune nga marrja e rezultatit. QSHA, brenda 5 ditë pune e shqyrton, i kthen përgjigje ankuesit dhe reflekton ndryshimin e pikëve, kur pranohet ankesa.
  2. QSHA nxjerr rezultatet e testit të informatizuar brenda datës  02.09.2024.

 

Faza  e tretë: Lista përfundimtare

Lista përfundimtare e kandidatëve së bashku me renditjen e tyre përfundon brenda datës 04.09.2024.

 

Për çdo paqartësi mund të adresoheni : mesuespershqiperine@arsimi.gov.al

 

SHTOJCË 1

KRITERET DHE SKEMA E VLERËSIMIT TË DOSJEVE TË KANDIDATËVE PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË MËSUESIT

 

 

 

 

 

1

Nota mesatare e studimeve të larta, e shprehur në numër me një shifër pas presjes dhjetore (nota mesatare e ciklit I + nota mesatare e ciklit II)/2, ose nota mesatare e studimeve të barasvlershme me to.

Nota mesatare 5.00 – 5.50 = 0.5 pikë.

Nota mesatare 5.51 – 6.00 = 1 pikë.

Nota mesatare 6.01 – 6.50 = 1.5 pikë.

Nota mesatare 6.51 – 7.00 = 2 pikë.

Nota mesatare 7.01 – 7.50 = 2.5 pikë.

Nota mesatare 7.51 – 8.00 = 3 pikë.

Nota mesatare 8.01 – 8.50 = 3.5 pikë.

Nota mesatare 8.51 – 9.00 = 4 pikë.

Nota mesatare 9.01 – = 6 pikë.

Nota mesatare 9.51 – 10.00 = 10 pikë.

 

 

 

 

0.5-10 pikë

 

2

Kategoria e kualifikimit:

a) Mësues i Kualifikuar (kategoria III) 1-2 pikë

( 1 pikë për vlerësimin “Mjaftueshëm”, 1.5 pikë për vlerësimin “Mirë”, 2 pikë për vlerësimin “Shumë mirë” dhe “Shkëlqyeshëm”)

b) Mësues Specialist (kategoria II)  3-4 pikë

(3 pikë për vlerësimin “Mjaftueshëm”, 3.5 pikë për vlerësimin “Mirë”, 4 pikë për vlerësimin “Shumë mirë” dhe “Shkëlqyeshëm”)

c) Mësues Mjeshtër (kategoria I) 5 pikë

Për kandidatët që nuk e kanë në dëshmi nivelin e vlerësimit, do të llogaritet niveli “Shumë mirë”.

Kandidati vlerësohet vetëm për kategorinë më të lartë të kualifikimit që zotëron.

 

0-5 pikë

 

 

 

3

Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja:

a) Gjuhë e huaj e mbrojtur në IAL-të publike = 1 pikë.

b) Gjuhë e huaj e mbrojtur me testim ndërkombëtar niveli B1 = 1 pikë.

c) Gjuhë e huaj e mbrojtur me testim ndërkombëtar niveli B2 = 2 pikë.

Si gjuhë e huaj e mbrojtur llogaritet edhe rasti kur gjuha e huaj është e mbrojtur në kuadër të përfundimit të studimeve të ciklit të dytë, sipas legjislacionit përkatës. Dokumenti i gjuhës së huaj duhet të jetë lëshuar nga subjekte të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për ofrimin e testeve ndërkombëtare dhe të jetë brenda afatit të vlefshmërisë. Lista e subjekteve është sipas Udhëzimit nr. 52, datë 3.12.2015, i ndryshuar.

Pavarësisht se kandidati mund të ketë disa gjuhë të huaja të mbrojtura, në këtë rubrikë nuk mund t’i llogariten më shumë se 2 pikë në vlerësimin e dosjes.

Në rast se kandidati ka mbrojtur të njëjtën gjuhë të huaj në dy institucione të ndryshme, do t’i llogariten pikë vetëm për dëshminë me vlerësimin më të lartë.

Kandidatit të profilit gjuhë e huaj, i njihen pikët e kësaj rubrike, përveç gjuhës së huaj për të cilën është diplomuar.

 

 

 

0-2 pikë

4 Trajnime:

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

a) Certifikata trajnimesh me kredite të lëshuara nga institucione në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ose nga agjenci trajnuese që janë akredituar nga ministria përgjegjëse për arsimin.

a. 1 kredit =1 pikë.

b. 2 kredite =2 pikë.

c. mbi 3 kredite = 3 pikë.

0-3 pikë
5  

 

Përvoja në punë si mësimdhënës dhe/ose drejtues institucioni arsimor.

0-10 pikë

(0.5 pikë për çdo vit pune deri në 20 vite punë)

 

*Për çdo paqartësi ose sqarim, kontaktoni: mesuespershqiperine@arsimi.gov.al

Të rejat e fundit