Postuar më: 19/09/2014

NJOFTIM PËR IAL-TË QË BËJNË KËRKESË PËR PAJISJEN ME REGJISTRA BAZË

Njoftohen të gjithë institucionet publike dhe private të arsimit të lartë se adresa e Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore (BOTEM), pranë së cilës do të dërgohet kërkesa për pajisjen me regjistra bazë të studentëve, në zbatim të Udhëzimit nr. 31, datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”, është:

Adresa: Rr. e Durrësit, Nr. 219, Tiranë (pranë Gjimnazit “Qemal Stafa”)

Shuma për t’u paguar nga IAL-të private, për çdo regjistër është 2000 lekë.

Institucionet private të arsimit të lartë, duhet të derdhin shumën përkatëse sipas numrit të regjistrave të kërkuar, në llogarinë e BOTEM si më poshtë:

RAIFFEISEN  BANK

Të Ardhura Thesari TR

Nr. Llogarisë 0104030780

Iban: Al 22202110130000000104030780

Kodi institucionit 1011050

 

Kërkesës i bashkëlidhet mandati që vërteton derdhjen e shumës përkatëse në favor të BOTEM.

 

Kërkesa duhet të përgatitet sipas formatit të mëposhtëm:

 

Lënda:                  Kërkesë për tërheqjen e regjistrave bazë të studentëve

Drejtuar:              Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore (BOTEM)

                             Rr. e Durrësit, Nr. 219

               Tiranë

 

Institucioni i Arsimit të Lartë ______________________________, në mbështetje të Udhëzimit nr. 31, datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”, paraqet kërkesën për tërheqjen e regjistrave bazë të studentëve, për programet e mëposhtme të studimit:

Nr. Fakulteti Emërtimi i Programit të studimit Lloji i programit të studimit (BA, MP, MSH) Forma e studimit

Personi i autorizuar për tërheqjen e regjistrit pranë AKP është:

Emër Mbiemër _________________________________

me nr. Personal të kartës së identitetit ___________________________

 ________________________________________

   Emër Mbiemër Firmë e titullarit të institucionit

                Vula e institucionit