Subjekti aplikon në MAS.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Depozitohet projekti konkret, i cili duhet të përmbajë:
a) Tipin e institucionit të arsimit të lartë, emrin dhe objektivat afatgjatë të veprimtarisë arsimore, kërkimore dhe zhvilluese të institucionit;
b) Të dhëna për burimet financiare shoqëruar me dokument bankar që shpreh vlerën e burimeve financiare që zotëron subjekti juridik, burimet materiale, bibliotekare dhe informatike. Këto të dhëna të shoqërohen nga deklarata analitike për tatimin mbi të ardhurat dhe deklarata e tatimit mbi të ardhurat nga burime të tjera, sipas formularëve të përcaktuar në Udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006, të Ministrisë së Financave “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar;
c) Organizimin e studimeve, planet mësimore për programet e studimit, programet e lëndëve/ moduleve të shoqëruara me syllabuset përkatëse me firmën e titullarit të lëndës që harton programin përkatës, shoqëruar me një CV të këtij të fundit, nivelet dhe emërtimet e diplomave në përputhje me Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. I gjithë dokumentacioni i kësaj pike të jetë në dy kopje (njëra nga të cilat të jetë në CD-ROM);
d) Një institucion privat, që zotëron një formë akreditimi në një shtet tjetër është i detyruar të paraqesë një dokument zyrtar mbi këtë akreditim;
e) Një dokument zyrtar bashkëpunimi, si dhe dokument zyrtar të akreditimit të institucionit bashkëpunues nëse ka, në rast se institucioni parashikon të ofrojë programe studimi të përbashkëta me institucione të tjera të arsimit të lartë vendas apo të huaj;
f) Strukturën e institucionit (organigrama), e sigluar nga administratori i institucionit;
g) Statutin, në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9741, datë 21.05. 2007 ,“Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili duhet të jetë dokument origjinal ose kopje e noterizuar;
h) Modelin e kontratës së regjistrimit që studenti lidh me IAL-në, sipas termave të parashikuara në Shtojcën IVtë Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11, datë 28.02.2011;
i) Deklaratë për të dhëna për personelin akademik që do të punësohet dhe kriteret e punësimit për çdo vend pune në institucionin e arsimit të lartë, e cila duhet të jetë sigluar nga administratori i shoqërisë;
j) Deklaratë për plotësimin e standardeve akademike sipas përcaktimeve përkatëse në Shtojcën nr. 2, bashkëlidhur Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11, datë 28.02.2011 dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi, e sigluar nga administratori i shoqërisë;
k) Relacion për ambientet mësimore duke pasur parasysh standardet e përcaktuara në Shtojcën nr. 3, bashkëlidhur Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11, datë 28.02.2011;
l) Ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve (QKR) për regjistrimin si person juridik, me aktivitet në fushën e arsimit privat;
m) Deklaratën e subjektit, administratorit dhe ortakut (-ëve) që nuk janë në ndjekje penale nga organi i prokurorisë, proces gjyqësor, proces hetimi, sipas Formularit të Auto Deklarimit bashkëlidhur Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11, datë 28.02.2011 ;
n) Jetëshkrimet e hollësishëm të administratorit dhe te ortakëve
Procedura:
Vlerësimi për licencim: 2 000 000 lekë;
Vlerësimi për program studimi që hapet: 400 000 lekë për program
Ligji nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11, datë 28.02.2011