Regjistrimi i diplomave dhe certifikatave për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor

Përshkrimi:

Institucioni i Arsimit të Lartë përpara se të lëshojë diplomën regjistron formën e saj në regjistrin shtetëror në MAS, sipas nenit  63 të Ligjit të Arsimit të Lartë. Aplikimi bëhet për gjithë programet që lëshojnë diplomë për herë të parë.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

 

a. Kërkesa për regjistrim;

b. Vendimi për themelimin/ licencimin e institucionit;

c. Vendimi për hapjen e programit të studimit për të cilën lëshohet diploma;

d. Modeli i diplomës apo çertifikatës së bashku me dokumentacionin përkatës të miratimit të saj;

e. Vendimi i akreditimit të institucionit dhe të programit për të cilin lëshohet diploma;

f. Dokumenti i pagesës së tarifës për regjistrim në Regjistrin Kombëtar.

 

Procedura:

 

  • Shqyrtohet praktika në MAS sipas kërkesës së subjektit.
  • Nëse praktika e depozituar ka nevojë për plotësime i komunikohet subjektit.
  • Me plotësimin e dokumentacionit, hartohet urdhri përkatës për regjistrimin e tyre nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe i dërgohet Ministrit për miratim.
  • Sipas urdhërit, çdo diplomë regjistrohet në regjistrin shtetëror dhe urdhëri së bashku me shkresën me numrat e regjistrimit, i dërgohen IAL-ve për veprime të mëtejshme.

 

Tarifa: 1 500 lekë për çdo formë diplome.

 

Ligji nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

 

Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 12, datë 18.03.2009 “Për krijimin e Regjistrit Shtetëror të diplomave .