Një prej rreziqeve kryesore që kanë njerëzit janë sëmundjet, infeksionet dhe shqetësimet shëndetësore që kanë si burim kafshët.
Në këtë kuadër, gjatë javës që vjen fillon fushata kombëtare e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit. Ky aktivitet në të cilin është përfshirë vendi ynë është pjesë e projektit rajonal të luftës kundër kësaj sëmundjeje.
Në luftën kundër sëmundjeve zoonotike, Projekti PAZA nis gjatë këtij viti, një fushatë tjetër kombëtare vaksinimi. Tërbimi është sfida e radhës kundër sëmundjeve zoonotike, që ky projekt duhet të realizojë në Shqipëri. Mbështetësi kryesor financiar në këtë fushatë është Bashkimi Evropian. Ashtu si dhe ne¨ vaksinimin kunde¨r bruceloze¨s, edhe ne¨ ke¨te¨ fushate¨ PAZA ne¨ bashke¨punim me Ministrine¨ e Arsimit dhe Sportit pe¨rgjate¨ fushate¨s se¨ vaksinimit do te¨ trajnoje¨ me¨sues nga shkollat e 10 qarqe te¨ vendit. Gjithashtu, MAS do te¨ shpe¨rndaje¨ edhe materiale informuese ne¨ te¨ gjitha shkollat e vendit. Projekti PAZA në fushatën kombëtare të vaksinimit do të luaj rolin e supervizorit dhe lehtësuesit.
Për këtë ditën e enjte, datë 15.05.2014, ora 11.00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u zhvillua një trajnim me mësuesit e përzgjedhur nga 10 shkolla, në 10 qarqe të vendit, të përzgjedhur për të qenë përçuesit kryesorë të mesazheve, që fëmijët duhet të dinë për vaksinimin kundër tërbimit.
E pranishme në këtë aktivitet, zëvendësministrja, znj. Nora Malaj, u shpreh se ky aksion mbarëkombëtar realizohet në bazë të Urdhrit të Kryeministrit Edi Rama nr.127, datë 25.03.2014, “Për ngritjen e grupit ndërministror të punës për bashkërendimin e punës dhe kontrollin e fushatës kundër sëmundjes së tërbimit në Shqipëri”.
Ministria e Arsimit dhe Sportit është pjesë e grupit ndërministror dhe një faktor mjaft i rëndësishëm në aspektin e ndërgjegjësimit të prindërve, nxënësve dhe komunitetit, për ruajtjen e shëndetit të tyre.
Znj. Malaj theksoi se ky aksion është një nga nismat më të rëndësishme të BE-së dhe se MAS nëpërmjet trajnimeve të mësuesve, synon të informojë nxënësit e shkollave në vend, duke u bërë partnerë në këtë fushatë edhe me prindërit e komunitetin e zonës.
Ky aksion mbështetet në dy faza. Në fazën e parë, do të zhvillohet fushata sensibilizuese për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe komunitetit, nëpërmjet mësuesve, fletëpalosjeve dhe veprimtarive të tjera edukative. Ndërkohë që faza e dytë do të konsistojë në vaksinimin e kafshëve.
Zëvendësministrja Malaj, theksoi gjithashtu që nëpërmjet partneritetit me Ministrinë e Bujqësisë, do të organizohen dhe shkolla verore me qëllim trajnimin e nxënësve për mënyrën e sjelljes dhe mbrojtjes ndaj kafshëve. Kjo fushatë vjen në kuadër të projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”, me qëllim jo vetëm përçimin e dijes brenda orarit mësimor, por edhe projektimin e edukatës qytetare pas orës së mësimit për të gjithë komunitetin përreth.
Më pas takimi vazhdoi me trajnimin e mësuesve të biologjisë, të cilët do të jenë pjesë e rëndësishme në përçimin e mesazhit të kësaj fushate sensibilizuese dhe edukative për shëndetin e nxënësve dhe qytetarëve.