Postuar më: 27/10/2014

Njoftim për intervistën e kategorive të veçanta

Njoftim për intervistën e kategorive të veçanta

Ministria e Arsimit dhe Sportit, njofton të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta, në Institucionet e Arsimit të Lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2014-2015, të paraqiten në MAS në datën 29.10.2014, ora 09:30, për të zhvilluar intervistën në zbatim të Udhëzimit nr. 34, datë 30.09.2014 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano – egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015”, i ndryshuar.

Intervista do të zhvillohet nga komisioni i posaçëm i ngritur me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.