Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall fituesit e fazës së dytë, të kandidatëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit, që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, viti akademik 2014-2015.
Renditja e kandidatëve fitues është bërë në bazë të meritës (nota mesatare e shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në vitin akademik 2014 – 2015).
Kandidatët fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore përkatëse brënda datës 19 nëntor 2014.
Në link-un e mëposhtëm gjeni listën e fituesve të fazës së dytë.
Kandidatët shqiptarë nga trojet (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) përfitojnë nga kuotat e përcaktuara për këta kandidatë për vijimin e studimeve në IAL-të publike, në zbatim të VKM 517, datë 01.08.2014 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014 – 2015”.