Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall listën e kandidatëve me statusin e të verbrit, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, fitues në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014-2015.
Listat e fituesve për kategoritë e veëanta, cikli II (link)
Kandidatët me statusin e të verbrit, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët të cilët rezultojnë fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 12 dhjetor 2014.
Kandidatët me statusin e të verbrit, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët përfitojnë kuota për vazhdimin e studimeve në IAL publike, sipas VKM nr. 668, datë 15.08.2014 “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014-2015”, i ndryshuar.