Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton edhe një herë kandidatët e pranuar për të kaluar në fazën e testimit me shkrim (pas verifikimit të dosjeve të tyre nga DAR/ZA), dhe që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”, se provimi do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 6 dhjetor 2014, nga ora 11:00 deri në 13:00, në 12 qarqet e vendit (në çdo qytet, qendër qarku).
Kandidatët e pranuar në testim duhet të paraqiten pranë mjedisit (shkollës) ku janë caktuar në orën 10:00 të datës 06.12.2014. Gjithashtu, ata duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë deklaratën sipas formatit në link-un e më poshtëm:
http://mesues.arsimi.gov.al/images/pdf/Deklarata-e-aplikanteve.pdf
Kujdes! Kandidatët duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Përdorimi i celularëve gjatë zhvillimit të testimit është rreptësishtë i ndaluar.
Të gjitha informacionet mbi listën e kandidatëve, formatin e deklaratës që duhet të plotësohet nga kandidati përpara provimit, listat e kandidatëve për testim në çdo qendër testimi (shkollë), dispozitat ligjore dhe programet lëndore do t’i gjeni në faqen online të portalit “Mësues për Shqipërinë” te rubrika “Testimi”, në adresën e më poshtme:
http://mesues.arsimi.gov.al/index.php/testimi