Postuar më: 11/03/2015

Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp

Nisur nga një lajm shpërndarë në rrjetet sociale ku nëpërmjet një foto montazhi që synon të përcjellë imazhe të pavërteta thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë urdhër se, ditën e enjte datë 12.03.2015, do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat publike e jopublike, per shkak të sigurisë së nxënësve.

Ju bëjmë me dije se MAS përgënjeshtron këtë informacion të rremë. Nga ana e MAS nuk ekziston asnjë urdhër i tillë. Mësimi ditën e nesërme do të zhvillohet normalisht.

Shprehim keqardhjen pasi të tilla informacione kanë për qëllim dezinformimin e nxënësve dhe publikut me qëllime dashakeqe.