Për të gjithë të interesuarit ju bëjmë me dije se ofrohen bursa studimi në Masdar, Abu Dhabi.
Çmimet Zayed për Energjinë e së Ardhmes, ndahen në këto kategori:
Kriteret që përdoren në përzgjedhje janë: impakti në shoqëri, inovacioni, lidershipi, dhe vizioni afatgjatë. Kategoritë 1, 2, 3 duhet të kenë produkte të testuara në treg, ndërsa 4 dhe 5 lidhen më shumë me lidershipin dhe vizionin. Në rastin e Shqipërisë, kategoria e pestë sugjerohet si më e pështatshmja.
Aplikimi për të gjitha çmimet është i lirë, gjithkush mund të aplikojë online në portalin www.zayedfutureenergyprize.com.
Dhjetë bursa për Master dhe Doktoraturë në Institutin e Masdarit
Instituti Masdar ofron dhjetë bursa për studime pasuniversitare për student shqiptarë. Afati i aplikimit është 31 maj 2015 dhe deri më tani nuk ka patur asnjë aplikim nga Shqipëria. Aplikimi është i lirë dhe mund t’i referoheni portalit online www.masdar.ac.ae . Sistemi pranon vetëm 60 aplikimet e para nga secili vend dhe më pas juria përkatëse bën përzgjedhjen e dhjetë kandidatëve më të përshtatshëm për programet pasuniversitare. Rimbursimi i bursave është mjaft i lartë.