Postuar më: 25/03/2015

Ofrimi i Arsimit të Lartë dhe Mundësitë e Tregut të Punës në Vendet e Ballkanit Perëndimor

Ofrimi i Arsimit të Lartë dhe Mundësitë e Tregut të Punës në Vendet e Ballkanit Perëndimor

Sot, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku, ishte i pranishëm në lançimin e projektit “Ofrimi i Arsimit të Lartë dhe Mundësitë e Tregut të Punës në Vendet e Ballkanit Perëndimor”, zhvilluar në ambinetet e EU Info Centre. Ky projekt-studim synon të vlerësojë përputhjen e programeve të ofruara nga IAL-të për studentët me nevojat që ka tregu dhe përputhshmërinë që ka aftësimi i tyre marrë në raport me punësimin.

Projekti “Ofrimi i Arsimit të Lartë dhe Mundësitë e Tregut të Punës në Vendet e Ballkanit Perëndimor”, financohet nga Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Edukimin dhe Kulturën, i zbatuar nga London School of Economics Enterprise dhe i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit dhe Sportit, është angazhuar që brenda muajit prill 2015 të mundësojë sigurimin e të dhënave për realizimin e komponentëve të rëndësishëm të studimit. Nëpërmjet sigurimit të të dhënave nga Universitet do të bëhët i mundur realizimi i anketës online me të diplomuarit e tyre të tre viteve të fundit akadamike 2011-2014.

Platforma online është përgatitur dhe menaxhohet në mënyre të centralizuar nga LSE Enterprise për në gjithë vendet e Balkanit Perëndimor.