Postuar më: 22/08/2015

Njoftim

Njoftim

1.    Njoftohen të gjithë institucionet e arsimit të lartë dhe studentët se viti akademik 2015-2016 fillon në datën 12 tetor 2015, konform Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, i cili është publikuar dhe në faqen web të MAS në lidhjen e mëposhtme:

/wp-content/uploads/2018/07/Struktura_e_vitit_2015_-_16.pdf

 

2.    Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në kuadrin e parimit “Meritë – Preferencë”, me formularët A1 dhe A1Z dhe do të rezultojnë fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, se udhëzimi përkatës për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues, është publikuar në faqen web të MAS në lidhjen e mëposhtme:

/wp-content/uploads/2018/07/Udhezim_pranimet_R1_+_R2_2015_-_2016_integral_.pdf

 

3.    Njoftohen të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin një program të dytë studimi ose të transferojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë, në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, udhëzimi për kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit është publikuar dhe në faqen web të MAS në lidhjen e mëposhtme:

/wp-content/uploads/2018/07/Udhezim_trans_stud_+_prog_II_2015_-_2016.pdf

 

4.    Njoftohen të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, të cilët dëshirojnë të ndjekin programet e studimit tw ciklit të parë të studimeve, programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016 se udhëzimi për kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit është publikuar dhe në faqen web të MAS në lidhjen e mëposhtme:

/wp-content/uploads/2018/07/Udhezim_kuota_e_vecanta_nr_29_dt_21_8_2015_.pdf