MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT DHE AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE INFORMON, TË INTERESUARIT, PËR APLIKIMET E REJA PËR PROVIMET E MSH 2015 SESIONI I DYTË DHE PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1Z.
Në provimet e Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë, kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët/kandidatët që:
a) Rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore, në sesionin e parë (nuk ka nevojë të plotesojë Formularin A1Z pasi figuron në sistem);
b) Rezultuan mbetës klase në vitin shkollor 2014-2015, dhe kanë shlyer provimet shkollore në datat 20 deri 23 gusht 2015 (nuk ka nevojë të plotesojë Formularin A1Z pasi figuron në sistem);
c) Kanë përfunduar shkollën e mesme para viti 2015, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar formularin A1Z (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve);
d) Kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në MAS (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve ose shkollës që i cakton DAR/ZA, e vendbanimit).
Procedura e rregjistrimit dhe dhënies së provimeve për sesionin e dytë do të jetë si më poshtë:
– Nga data 26-30 gusht 2015, të gjithë kandidatët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për provimet e maturës 2015, do të plotësojnë on-line Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve.
– Datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të sesionit të dytë janë:
01 shtator 2015 Gjuhë e huaj
03 shtator 2015 Gjuhë shqipe dhe letërsi
07 shtator 2015 Matematikë
11 shtator 2015 Lëndët me zgjedhje
Për informacion më të plotë lexoni udhëzimin e MAS, nr. 23, dt 27.07.2015, publikuar në faqen zyrtare të MAS, në lidhjen; www.arsimi.gov.al.
SHIFRAT PËR PROVIMET E ARSIMIT BAZË JANË:
Gjuhë e huaj (anglisht, frengjisht, italisht dhe gjermanisht): 1661
Gjuhë shqipe: 2107 (29 gusht)
Matematikë: 2887 (31 gusht)