Postuar më: 14/09/2015

NJOFTIM I AGJENCISË KOMBËTARE TË PROVIMEVE

NJOFTIM I AGJENCISË KOMBËTARE TË PROVIMEVE

Njoftim

Kujtojmë të gjithë fituesit për Raundin 1 – Faza 2 që data 19 Shtator 2015 është afati i fundit për regjistrimin përfundimtar me formularin A2 pranë sekretarive mësimore të fakulteteve.

Sjellim në vëmendjen tuaj dokumentacionin që duhet të dorëzoni pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, që të rezultoni të regjistruar përfundimisht në programin e studimit ku jeni shpallur fitues:

  1. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e panoterizuar);
  2. 2 fotografi personale;
  3. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të IAL-së përkatëse.

Kujdes : Respektoni afatet e regjistrimit që të mos humbisni të drejtën e vazhdimit të studimeve.