Postuar më: 08/09/2015

Njoftim!

Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se pranë fakulteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë janë ngritur dhe funksionojnë zyrat e informimit të maturantëve të cilët janë të ngarkuar të informojnë çdo maturant për procesin e regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016 – 2017.

Ministria e Arsimit dhe Sportit fton të gjithë maturantët, të cilët kanë paqartësi dhe pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit apo kriteret e shpallura në Institucionet e Arsimit të Lartë, të drejtohen në këto zyra informimi për të sqaruar çdo paqartësi.