Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, që kanë aplikuar brenda afateve për ndjekjen e studimeve t? ciklit t? par? të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”, por nuk janë shpallur fitues në raundin e parë të përzgjedhjes, të dërgojnë preferencat e tyre me postë elektronike (e-mail) në adresat lajda.bana@arsimi.gov.al dhe dhimiter.bako@arsimi.gov.al lidhur me rishpërndarjen eventuale të kuotave për vendet që rezultojnë vakante pas shpalljes së fituesve në raundin e parë.
Aplikimi duhet të përmbajë shprehjen e tre preferencave në rend preferencial zbritës, si më poshtë:
Preferenca 1: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 2: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 3: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Aplikimi mund të kryhet deri në datën 14 tetor 2015.