Postuar më: 17/10/2015

Njoftim për fituesit e Formularit A3 që nuk janë regjistruar në IAL

Njoftim për fituesit e Formularit A3 që nuk janë regjistruar në IAL

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë kandidatët fitues të raundit të dytë, për studime universitare në ciklin e parë (sipas formularit A3), të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara në Udhëzimin nr.27, datë 19.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë,  me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016” se afati i regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë publik, shtyhet deri më datë 20.10.2015.

Të interesuarit të paraqiten për regjistrim pranë institucioneve përkatëse jo më vonë se kjo datë.