Këshilli i Bashkëpunimi Rajonal (RCC) është shpallur zyrtarisht në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, më 27 shkurt 2008, si vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. RCC përbehet nga 46 vende, organizatat ndërkombëtare dhe institucione financiare.
RCC me qendër në Sarajevë, ka si fokus kryesor promovimin dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore (EJL), me qëllim integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të rajonit.
Një ndër detyrat kryesore të RCC-së është fuqizimi i përafrimin e institucioneve të BE-së dhe mbështetjen e tyre financiare lidhur me zbatimin e Strategjisë Rajonale SEE 2020.
Kjo strategji synon krijimin e vendeve të reja të punës në vendet e rajonit, fuqizimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe tregtar, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive të rajonit si dhe krijimin e hapësirave për më shumë investime të huaja.
Aktualisht, Sekretariati i RCC ka shpallur thirrjen për aplikim për 3 (tre) pozicione pune :
1. Monitoring Officer (Economic Policy Researcher);
2. Administrative Assistant of the Employment and Social Affairs Platform (ESAP) Project;
3. Team Leader of the ESAP Project.
Vendndodhja:
Mbajtësi i pozicionit do të vendoset në Sekretariatin e RCC në Sarajevë.
Kandidatë duhet të dorëzojnë këto dokumente:
– Letër mbështetëse
– CV (Europass format)
– Një listë të projekteve/ eventeve që kanë administruar dhe organizuar, duke nënvizuar ato të financuara nga Komisioni Evropian.
Afati i aplikimit është data 25 Janar 2016 dhe dokumentet duhet të dorëzohen në adresën jobs@rcc.int
Për më shumë informacion lutem referojuni adresës si më poshtë:
http://www.rcc.int/vacancies
DREJTORIA E INTEGRIMIT EVROPIAN DHE PROJEKTEVE