Postuar më: 18/02/2016

RISHPALLJE E KONKURRIMIT PUBLIK TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Lidhur me konkurrimin publik të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversita, komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve konstatoi se numri i aplikantëve është 6 (gjashtë), aq sa është dhe numri i vendeve të përcaktuara në nenin 29 të ligjit Nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimore parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Duke mos qenë e mundur përzgjedhja e kandidatëve nga ana e komisionit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ripërsërit shpalljen për  përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara dhe të paraqesë dosjen personale sipas përcaktimeve në Udhëzimin Nr.36, datë 25.9.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”, bashkëlidhur këtij njoftimi.

Aplikimet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar të paraqiten në protokollin e MAS ose përmes shërbimit postar brenda datës 29 shkurt 2016.

Shpallja e konkursit publik për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar zhvillohet në mbështetje të nenit 26 dhe 29 të ligjit Nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimore parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 140, datë 18.02.2015 “Për miratimin e rregullores për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”, Udhëzimit Nr.36, datë 25.9.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”.

 

 

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 140, datë 18.02.2015 “Për miratimin e rregullores për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”

Udhëzimi Nr.36, datë 25.9.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”