Postuar më: 07/03/2016

Agjenda e aktiviteteve të 7 Marsit

Me rastin e festës së 7 Marsit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në nder të kësaj dite të shënuar.

Ora 10:30 – Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla do të jenë të pranishëm në shkollën e mesme “28 Nëntori” Shkodër, nga ku do të përcjellin mesazhe urimi për gjithë mësuesit e vendit.

Ora 13:00 – Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shtron një drekë në Vilën Qeveritare Nr. 31 për nder të mësuesve të dalluar ndër vite për kontributin e tyre në arsim dhe që sot janë në pension.

Ora 18:00 – Ministria e Arsimit dhe Sportit organizon një event festiv në “Teatrin e Operës dhe të Baletit”, ku janë të ftuar rreth 800 mësues të dalluar nga i gjithë vendi të cilët do të vlerësohen me nderime dhe çmime mirënjohjeje për kontributin e tyre në arsim.

Ndërkohë, në të gjithë Shqipërinë, sot ka një nisëm ndryshe, ku një grup nxënësish dhe mësuesish të çdo shkolle në vend do të vizitojnë mësuesit veteran (të dal në pension) të shkollës e komunitetit të tyre për ta uruar në këtë ditë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i është drejtuar me një ftesë gjithë Kabinetit Qeveritar, ku i fton ata të jenë sot të pranishëm për të uruar mësuesit pranë Shkollave Qendra Komunitare që ata vet kanë nën kujdestarin e tyre.

Si çdo vit, ashtu siç është bërë traditë, çdo shkollë e vendit, ka organizuar një sërë aktivitetesh festive për nder të festës së mësuesit.