Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) të Shqipërisë, do të organizojnë seminarin XII mbarëkombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë “Shkodra 2016”.
Duke u mbështetur në kalendarët shkollorë të shteteve të ndryshme dhe për të mundësuar pjesëmarrje të gjerë të mësuesve të diasporës, është menduar që seminari i këtij viti t’i zhvillojë punimet në datat 01-04 gusht 2016, në qytetin e Shkodrës.
Në seminar do të marrin pjesë ligjërues shqiptarë, punonjës shkencorë, specialistë dhe ekspertë të arsimit, titullarë dhe zyrtarë shteti, si dhe një ligjërues i huaj nga qarqet përkatëse profesionale të ndonjërit prej shteteve ku zhvillohet mësimi shqip.
Pjesën tjetër, me shumë interes, do ta përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësuesve, që do të sjellin përvojat personale, të ndërtuara mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike. Kësisoj, parapëlqehen tema me përvoja konkrete që reflektojnë dobi dhe interes profesional.
TEMATIKA E PUNIMEVE DO TË JETË RRETH FUSHAVE:
DËRGIMI I PUNIMIT TË PROPOZUAR
Për të dërguar punimin tuaj për seminarin (bashkëlidhur fletëparaqitjes):
Dërgoni me e-mail, bashkëlidhur me fletëparaqitjen në adresat :
nuhi.gashi@rks-gov.net (tel.+37744830041) dhe
Anila.Ferizaj@arsimi.gov.al (tel: 00355692649859)
TË TJERA
Në sirtar/Attach/ do të gjeni fletën përkatëse të paraqitjes-konfirmimit të pjesëmarrjes në seminarin “Shkodra 2016”, të cilën, pasi ta keni plotësuar, e dërgoni në adresat:
nuhi.gashi@rks-gov.net (tel.+37744830041) dhe
Anila.Ferizaj@arsimi.gov.al (tel: 00355692649859)
Luteni që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni brenda datës 01 qershor 2016.