Ministria e Arsimit dhe Sportit, me mbështetjen e DAR/ZA-ve dhe IAL-ve publike e private zhvillon më datat 26, 27 dhe 28 Maj 2016, ora 10:00-19:00 në ambientet e City Expo, City Park, “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit”.
“Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit” organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe vjen për herë të parë në një format të tillë për nxënësit maturantë. Qëllimi kryesor i panairit është informimi i maturantëve mbi procedurat e aplikimit dhe programet që IAL-të pjesëmarrëse do të ofrojnë për vitin akademik 2016-2017.
Gjatë tri ditëve të panairit 26, 27 dhe 28 maj 2016, institucionet e arsimit të lartë do të jenë në shërbim të nxënësve dhe do t`u ofrojnë atyre informacione për:
Gjatë këtij eventi do të prezantohet edhe Manuali i Maturantit – “Pranimi në Universitet”, një udhërrëfyes i detajuar mbi procedurën e aplikimit që çdo maturant duhet të ndjekë për të aplikuar pranë çdo IAL-e publike apo private. Ky manual do t’u shpërndahet pjesëmarrësve në panair.
Ditën e enjte, datë 26 Maj 2016, ora 11:00, do të jetë e pranishme në ceremoninë e hapjes zyrtare të panairit “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla.
Në kontakt të drejtëpërdrejtë me përfaqësues nga të gjitha Universitetet, maturantët do të marrin informacione dhe materiale ilustruese mbi programet e studimit të ofruara si dhe mbi vetë IAL-të.
Ftesës të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të marrë pjesë në këtë event risi, i janë përgjigjur pozitivisht 25 IAL publike dhe private në vend, të cilat do të jenë prezente me stenda, materiale dhe përfaqësues përgjatë të 3 ditëve të panairit.
Ky event vjen si një praktikë e mirë dhe në vendet evropiane.