Postuar më: 04/06/2016

Njoftim për shtyp, Matura Shtetërore 2016

Sot, më datë 4 Qershor 2016, në të gjithë vendin u zhvillua provimi i pare i Maturës Shtetërore 2016, ai i gjuhës së huaj. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë.

Provimi u zhvillua nga ora 10.00 deri në orën 12.30 dhe përfundoi me sukses në të gjithë vendin.

Sipas procedures dhe në kuadër të trasparencës me publikun, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar po sot, pas përfundimit të provimit, në orën 14.30, testet dhe skemat e vlerësimit për këtë provim.

Bazuar në sa më sipër, Ministria e Arsimit dhe Sportit, sqaron se të gjitha lajmet mbi daljen e skemave të vlerësimit para orarit të përfundimit të provimit janë thjesht keqinformim. Testet dhe skemat e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2016 janë ato që do të gjeni në adresën e internetit të dhënë më poshtë.

Të interesuarit mund të konsultohen me materialet në vijim dhe të vlerësojnë vërtetësinë e lajmeve në fjalë. Faqja web e MAS-it dhe e AKP-së janë të vetmet burime zyrtare, të cilave mediet dhe të interesuarit mund t’iu drejtohen për informacione në lidhje me provimet e MSH-2016.

MAS është e angazhuar në drejtim të administrimit cilësor të provimeve të Maturës Shtetërore për të garantuar vijueshmërinë e qetë dhe rezultate të merituara në trasparencë të plotë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ju uron të gjithë maturantëve suksese në provimet e rradhës të MSH 2016.