Të dashur Maturantë,
Ditën e sotme kemi konstatuar me keqardhje se një pjesë e maturantëve janë të shqetësuar për shkak të informacioneve të pasakta, lidhur me rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore 2016.
Ju njoftojmë se rezultatet zyrtare të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporti si dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve mund t’i merrni vetëm në faqet zyrtare të këtyre institucioneve në adresat e mëposhtme:
www.akp.gov.al dhe www.arsimi.gov.al
Duke u bashkuar me shqetësimin tuaj lidhur me këtë keqkuptim, ju urojmë suksese në fazat e tjera të konkurrimit për pranimet në Institucionet e Arsimit të Lartë.