Postuar më: 23/09/2016

Risitë e ndarjes së gjuhës shqipe me letërsinë në kurrikulën e arsimit të mesëm

Risitë e ndarjes së gjuhës shqipe me letërsinë në kurrikulën e arsimit të mesëm

Në kuadër të zbatimit të reformës së re kurrikulare, Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit kanë organizuar takime të vazhdueshme me të gjithë aktorët e jetës shkollore: drejtues, mësues, nxënës dhe prindër.

Në vijim të këtyre takimive MAS organizoi në gjimnazin “Qemal Stafa” aktivitetin i cili kishte për qëllim diskutimin e risive që ka sjellë ndarja e gjuhës shqipe me letërsinë në kurrikulën e arsimit të mesëm të lartë.  Në takim morën pjesë specialistë të kurrikulës, mësues nga shkolla të mesme të Tiranës, nxënës dhe prindër. Çështjet kryesore që u diskutuan në takim ishin:

  • Hartimi i programeve, të cilat synojnë të ndërtojnë e të zhvillojnë te nxënësit njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme, me qëllim që ata të jenë të suksesshëm në jetën personale dhe në tregun e punës.
  • Risitë që solli ndarja e gjuhës shqipe me letërsinë dhe ndikimi i tyre në formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësve.
  • Sfidat që sjell zbatimi i kurrikulës së gjuhës shqipe dhe të letërsisë, si dhe mbështetja që do t’u jepet shkollave gjatë këtij procesi.
  • Përjetimet dhe perceptimet e nxënësve, të mësuesve dhe të prindërve në lidhje me programet e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
  • Rrugët që do të ndiqen për të përmirësuar në vazhdim kurrikulën, në klasat XI dhe XII.