Postuar më: 15/12/2017

Njoftim

Njoftim

Në zbatim të Udhëzimit nr.24, datë 30.10.2017, “Për krijimin e Këshillit Kombëtar të Prindërve”, ju informojmë se:

Janë krijuar Këshillat Rajonale të Prindërve në 13 DAR-e, në përbërje të të cilave, në përputhje me Udhëzimin e sipër cituar janë 9 anëtarë.

Nga çdo Këshill Rajonal i Prindërve janë zgjedhur nga tre anëtarë që formojnë Këshillin Kombëtar të Prindërve, i cili ka 39 anëtarë.

Në Këshillin Kombëtar të Prindërve përfaqësohen tri nivelet e arsimit, parashkollor dhe fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

Takimi i parë i Këshillit Kombëtar të Prindërve u zhvillua datë 7.12.2017, në mjediset e MASR.

Takimin e përshëndeti zv/ministrja e MASR, znj. Besa Shahini dhe Drejtore e Programeve të Zhvillimit znj. Zamira Gjini.

Në ketë takim u prezantuan anëtarët e Këshillit Kombëtar të Prindërve.

Këshilli Kombëtar i Prindërve zgjodhi Kryesinë e përbërë nga 9 anëtarë. Kryesia zgjodhi si kryetar të KKP-së, znj. Edlira Jorgaqi nga Tirana, zv/kryetar z. Rrapi Baba nga Fieri dhe sekretare znj. Brikena Dionizi nga Shkodra.