Më datë 4 maj 2018 në Romë, u mbajt takimi i parë i vendeve të Adriatikut për të diskutuar mbi rrjetin për njohjen e kualifikimeve të këtyre vendeve. Në takim morën pjesë përfaqësues të zyrave ENIC dhe ministrive të arsimit të Shqipërisë, Bosnje & Hercegovinës, Kroacisë, Italisë dhe Sllovenisë. Në takim u diskutuan modalitetet dhe hapat e mëtejshëm për finalizimin e marrëveshjes për zonën e njohjes automatike të vendeve të Adriatikut (AdReN) dhe për të rritur mobilitetin akademik.