Si çdo vit dhe në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen në mbarën Evropën për Ditën Evropiane të Gjuhës, nën masa të rrepta anti-COVID, nxënësit e shkollave tona janë organizuar gjithashtu në forma të ndryshme për të promovuar larminë gjuhësore dhe diversitetin e pasur kulturor.
“Qytetarët tanë kanë qenë gjithmonë të aftë dhe të prirur për të zgjeruar njohuritë ndaj gjuhëve të huaja. Kjo është dëshmi se ne vetë si #komb i japim rëndësi të veçantë diversitetit dhe mirëkuptimit ndërkulturor” – thekson ministrja Kushi në një status në rrjetin social.
https://www.facebook.com/103464624802314/posts/131862601962516/?extid=THx8ERqh0aAiDSu9&d=n