Postuar më: 27/02/2015

FTESË PËR APLIKIM ME PROJEKTE ACES(Academy of Central European Schools)

FTESË PËR APLIKIM ME PROJEKTE

ACES 2015

 

ACES(Academy of Central European Schools) është një projekt i Fondacionit austriak “ERSTE foundation”. Koordinimi dhe mbështetja e këtij projekti realizohet nga  Interkulturelles Zentrum (Austri), e cila është dhe njësia koordinuese e kësaj nisme.

Projekti ACES synon të nxisë partneritetin midis shkollave 9-vjeçare dhe të mesme nëpërmjet aplikimit dhe konkurrimit me projekte për tema që lidhen me vlerat dhe zhvillimet evropiane.

Si një nisëm që mbështet partneritetin ndërkombëtar të shkollave, ACES ofron mundësi konkrete për komunikimin ndërkulturor duke mbështetur projektet e partneritetit ndërmjet shkollave në vendet e Evropës qendrore dhe jug perëndimore.

Mësues dhe nxënës të moshës 12-17 vjeç, ftohen të gjejnë dhe të pranojnë shkolla partnere për hartimin e projekteve që promovojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre, duke mundësuar kështu  zhvillimin e një dialogu të qëndrueshëm midis të rinjve.

Tema e promovuar këtë vit nga ACES 2015 është; ““Embracing solidarity: We care, dare and share!” .

Aplikimi është i hapur për shkollat deri më 15 Prill 2015, i cili është dhe afati i fundit për dorëzimin e projekteve.

Për informacion të mëtejshëm lidhur me pjesëmarrjen në këtë projekt, formularët e aplikimit etj, vizitoni dhe konsultoni faqen e internetit www.aces.or.at; www.iz.or.at;.