Postuar më: 07/02/2025

Hapen aplikimet për Kredi Studentore

Janë hapur aplikimet për Kredi Studentore. Studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë publik mund të përfitojnë nga skema mbështetëse e kreditimit studentor duke aplikuar përmes platformës e-Albania.
Brenda muajit shkurt studentët mund të aplikojnë në çdo kohë, për të siguruar mbështetjen që mund ti ndihmojë në financimin e studimeve universitare.
Aplikimi për kredi studentore bëhet në e-Albania në linkun: kliko ketu
Studentët duhet të plotësojnë të dhënat e kërkuara në formular dhe ngarkojë dokumentacionin e specifikuar.
*Kujdes, aplikimi është i vlefshëm për studentët që nuk janë përfitues të mbështetjes financiare/ bursave/ përjashtim nga tarifa e studimit.
Për informacion më të plotë : kliko ketu 

Të rejat e fundit