NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2024.
Regjistrimi i kandidatëve “Mësues për Shqipërinë” 2024 bëhet në e-albania në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”.
Afati për aplikim është nga data 04.07.2024 deri në datën 19.07.2024, ora 24:00 (15 ditë)
Dokumentacioni i aplikimit:
Të gjithë kandidatët për mësues, përfshirë dhe parashkollorin (kandidatët që kanë qenë pjesëmarrës në portalet e mëparshme dhe kandidatët e rinj), kanë detyrim të ngarkojnë online dosjen për konkurrim, në të kundërt, përjashtohen nga konkurrimi dhe hiqen nga lista e portalit.
Sqarim!
Faza e parë: Vlerësimi i dosjeve të aplikimit:
Faza e dytë: Testimi i informatizuar:
QSHA harton kalendarin dhe zhvillon testimin e informatizuar brenda datës 25.08.2024. Kalendari i testimit të informatizuar publikohet në në faqet zyrtare të AKAP, DRAP dhe QSHA.
Faza e tretë: Lista përfundimtare
Lista përfundimtare e kandidatëve së bashku me renditjen e tyre përfundon brenda datës 04.09.2024.
Për çdo paqartësi mund të adresoheni : mesuespershqiperine@arsimi.gov.al
SHTOJCË 1
KRITERET DHE SKEMA E VLERËSIMIT TË DOSJEVE TË KANDIDATËVE PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË MËSUESIT
1 |
Nota mesatare e studimeve të larta, e shprehur në numër me një shifër pas presjes dhjetore (nota mesatare e ciklit I + nota mesatare e ciklit II)/2, ose nota mesatare e studimeve të barasvlershme me to.
Nota mesatare 5.00 – 5.50 = 0.5 pikë. Nota mesatare 5.51 – 6.00 = 1 pikë. Nota mesatare 6.01 – 6.50 = 1.5 pikë. Nota mesatare 6.51 – 7.00 = 2 pikë. Nota mesatare 7.01 – 7.50 = 2.5 pikë. Nota mesatare 7.51 – 8.00 = 3 pikë. Nota mesatare 8.01 – 8.50 = 3.5 pikë. Nota mesatare 8.51 – 9.00 = 4 pikë. Nota mesatare 9.01 – = 6 pikë. Nota mesatare 9.51 – 10.00 = 10 pikë. |
0.5-10 pikë |
2 |
Kategoria e kualifikimit:
a) Mësues i Kualifikuar (kategoria III) 1-2 pikë ( 1 pikë për vlerësimin “Mjaftueshëm”, 1.5 pikë për vlerësimin “Mirë”, 2 pikë për vlerësimin “Shumë mirë” dhe “Shkëlqyeshëm”) b) Mësues Specialist (kategoria II) 3-4 pikë (3 pikë për vlerësimin “Mjaftueshëm”, 3.5 pikë për vlerësimin “Mirë”, 4 pikë për vlerësimin “Shumë mirë” dhe “Shkëlqyeshëm”) c) Mësues Mjeshtër (kategoria I) 5 pikë Për kandidatët që nuk e kanë në dëshmi nivelin e vlerësimit, do të llogaritet niveli “Shumë mirë”. Kandidati vlerësohet vetëm për kategorinë më të lartë të kualifikimit që zotëron. |
0-5 pikë |
3 |
Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja:
a) Gjuhë e huaj e mbrojtur në IAL-të publike = 1 pikë. b) Gjuhë e huaj e mbrojtur me testim ndërkombëtar niveli B1 = 1 pikë. c) Gjuhë e huaj e mbrojtur me testim ndërkombëtar niveli B2 = 2 pikë. Si gjuhë e huaj e mbrojtur llogaritet edhe rasti kur gjuha e huaj është e mbrojtur në kuadër të përfundimit të studimeve të ciklit të dytë, sipas legjislacionit përkatës. Dokumenti i gjuhës së huaj duhet të jetë lëshuar nga subjekte të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për ofrimin e testeve ndërkombëtare dhe të jetë brenda afatit të vlefshmërisë. Lista e subjekteve është sipas Udhëzimit nr. 52, datë 3.12.2015, i ndryshuar. Pavarësisht se kandidati mund të ketë disa gjuhë të huaja të mbrojtura, në këtë rubrikë nuk mund t’i llogariten më shumë se 2 pikë në vlerësimin e dosjes. Në rast se kandidati ka mbrojtur të njëjtën gjuhë të huaj në dy institucione të ndryshme, do t’i llogariten pikë vetëm për dëshminë me vlerësimin më të lartë. Kandidatit të profilit gjuhë e huaj, i njihen pikët e kësaj rubrike, përveç gjuhës së huaj për të cilën është diplomuar. |
0-2 pikë |
4 | Trajnime:
Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme: a) Certifikata trajnimesh me kredite të lëshuara nga institucione në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ose nga agjenci trajnuese që janë akredituar nga ministria përgjegjëse për arsimin. a. 1 kredit =1 pikë. b. 2 kredite =2 pikë. c. mbi 3 kredite = 3 pikë. |
0-3 pikë |
5 |
Përvoja në punë si mësimdhënës dhe/ose drejtues institucioni arsimor. |
0-10 pikë
(0.5 pikë për çdo vit pune deri në 20 vite punë) |
*Për çdo paqartësi ose sqarim, kontaktoni: mesuespershqiperine@arsimi.gov.al