Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Kampioni në Shkollën Time” ka vijuar në shkollën “1 Qershori” në kryeqytet.
Këtë herë sportisti i zgjedhur ka qenë ish-futbollisti profesionist shqiptar Lorik Cana i cili ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me nxënës.
Në një videomesazh nga kjo shkollë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi shprehet se me këtë nismë u dëshmojmë të rinjve e të rejave se suksesi nuk është asnjëherë rastësi, por kërkon shumë punë e sakrificë.
Qëllimi i kësaj nisme është promovimi i vlerave të sportit tek nxënësit dhe të rinjtë, duke dhënë shembuj frymëzimi e suksesi për ta.