Postuar më: 02/04/2024

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN: “PIKË KOMBËTARE E KONTAKTIT PËR PROGRAMIN “HORIZON EUROPE”

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian Horizon Europe – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin, shpall kërkesën për shprehje interesi për pozicionin “Pikë Kombëtare e Kontaktit për Programin Horizon Europe”

 

Të interesuarit për të vepruar si PKK për programin Horizon Europe duhet të dërgojë përmes postës  në Agjencinë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), dokumentet si vijon:

  1. Shprehje interesi shoqëruar me një letër motivimi për të vepruar si PKK për programin Horizon Europe,
  2. Jetëshkrimin e tij/saj sipas formatit Europass (në english),
  3. Dokumente mbështetëse që provojnë veprimtarinë e tij/saj kërkimore-shkencore,
  4. Letër mbeshtetëse nga punëdhënësi – sipas shtojcës 3 bashkëlidhur – që e lejon kandidatin të veprojë si PKK për programin Horizon Europe në kuadër të punësimit të tij në institucionin punëdhënës.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit të mësiperm është 15 Prill 2024.

Të rejat e fundit